Komisioni i Venecias: Vettingu është në rregull, por fjalën e fundit e themi më 7 Dhjetor

Shqipëria

Komisioni i Venecias: Vettingu është në rregull, por fjalën e fundit e themi më 7 Dhjetor

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:43
Komisioni i Venecias

Përgjigja përfundimtare e Komisionit të Venecias në lidhje me ligjin e Vettingut do të jepet më 7 dhjetor.

Kështu mësohet të jetë shprehur Komisioni i Venecias, për partitë politike shqiptare, në lidhje me ligjin aq të debatuar dhe të kërkuar nga ndërkombëtarët, raporton Report TV.

Por në të njëjtën kohë, bëhet e ditur se ditën e djeshme, forcat politike shqiptare janë njohur me një komunikim paraprak të Venecias në lidhje me ligjin në fjalë.

Në këtë shkresë paraprake, Komisioni i Venecias thekson se ligji i Vettingut duket të jetë brenda standarteve dhe rregullave të kërkuara nga ndërkombëtarët.

Por përgjigjen përfundimtare, Komisioni i Venecias, do ta japë më 7 dhjetor, ndërsa shkresa zyrtare do t’u kalojë palëve politike në Shqipëri, vetëm dy ditë më pas, pra me 9 Dhjetor.

Ky vendim përfundimtar i Komisionit të Venecias, do t’i kalojë gjithashtu edhe Komisionit Evropian, teksa pritet të zhbllokojë edhe ngërçin mes partive politike në Shqipëri.

Ligji i Vettingut vijon të jetë aktualisht i pezulluar me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa aktorët ndërkombëtarë kanë përsëritur disa herë që ai mbetet kushti i vetëm për hapjen e negociatave për Shqipërinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat