Rama: PD po i trembet Vetting-ut

Shqipëria

Rama: PD po i trembet Vetting-ut

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:48
Kryeministri Edi Rama

Çështja e Vetting-ut ka zbritur në seancën e kësaj të enjteje në Parlament, me kryeministrin Rama që ka akuzuar opozitën për bllokim të qëllimshëm të ligjit.

“Që ju nuk e doni Vetting-un, kjo nuk diskutohet, por që do të arrinit në pikën ku do të thoshit që fajin e ka përkthyesi, kjo ka tejkaluar të gjitha parashikimet. I keni zënë rrugën zbatimit të ligjit pa e çarë kokën fare se ky është një mur për çeljen e negociatave”, ka deklaruar Rama.

Ai ka paralajmëruar opozitën se nuk do ta ndalojë dot reformën në drejtësi dhe se do ta paguajë për vonesën që po i shkakton asaj.

“Prap po ju them, ju nuk e ndaloni dot zbatimin e reformës, s’keni shanse. Ju thjesht do ta vononi dhe do ta paguani sa frëngu pulën vonesën në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Rama.

Sipas tij, kjo që po bën opozita është anti-shqiptare dhe bëhet sepse ajo i trembet vetting-ut. “Kjo që po bëni me reformën në drejtësi është thelbësisht anti-shqiptare, një akt anti-kombëtar i pastër”, ka thënë Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat