Tahiri: Presidenti mbron gjyqtarë të korruptuar

Shqipëria

Tahiri: Presidenti mbron gjyqtarë të korruptuar

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 20:59
Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka sulmuar presidentin e Republikës, Bujar Nishanin në fjalën që ministri mbajti në seancën e sotme Parlamentare.

Ai ka theksuar se Nishani po mbron se gjyqtarë të korruptuar, si dhe kreu i shteti është shërbëtor i PD-së.

“Mund të jesh punonjës në administratë e shkon para drejtësisë në qoftë se korruptohesh. Po mund të jesh gjyqtar e nuk të hyn gjemb në këmbë në rast se vjedh për të dhënë drejtësinë, në rast se korruptohesh për të bërë padrejtësi. Madje mbrohesh nga medemeku Presidenti i Republikës. 

Mund dhe të promovohesh nga medemek Presidenti i Republikës. Mund të të japin një titull përkatësie në ato medemek shoqata gjyqtarësh që i keni bërë si seksione të Partisë Demokratike. Të të nxjerrin dhe në televizion për t’ia përplasur publikut arrogancën e gjyqtarëve të korruptuar. Dhe Partia Demokratike të mbron në parlament me filozofinë: ‘anëtarët e bandës’ mbrojnë ‘anëtarët e tjerë të bandës’. 

Në mbrojtje të atyre gjyqtarëve të korruptuar nga paraja dhe pushteti për shërbimet që kanë bërë, në pritje për shërbimin e radhës, duke bërë korrupsionin e radhës.

Shqiptarët që ju i latë në varfëri, të varfër për shkakun tuaj dhe ju i quani kolumbian. Nga ai medemek Presidenti i Republikës, shërbëtori më i panevojshëm në fakt i Partisë tuaj e deri te më i fundit deputet këtu në Parlament".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat