Fatos Lubonja: Unë e kam votuar LSI. Andi Bushati: Nuk do doja të na shihnin edhe në në “thesin” e Metës

Shqipëria

Fatos Lubonja: Unë e kam votuar LSI. Andi Bushati: Nuk do doja të na shihnin edhe në në “thesin” e Metës

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 22:47
Emisioni “Të paekspozuarit”

Emisioni “Të paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi ka sjellë një prej aktorëve më të rëndësishëm të politikës shqiptare, kreun e Kuvendit Ilir Meta, njëherazi kryetar i LSI-së.

“Zgjedhjet e 2017 dhe Ilir Meta” dhe gazetari Rakipi e ka përshkruar Metën si “Kingmaker”, ose përcaktues të qeverive.

Analistët Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Shkëlqim Peka kanë folur për pozicionimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe ekuilibrin e tij psikik. Ndërsa vetë Kreu i Kuvendit deklaroi se nuk ka vendosur ai se kush do të qeverisë por qytetarët shqiptarë dhe se ai ka qenë vetëm lexues i vullnetit të tyre.

Fatos Lubonja: Unë kam thënë banda janë partitë, por Ilir Meta është mirë të paktën nga ana psikike. Unë e kam mbështetur fillimisht partinë e Ilir Metës dhe e kam votuar në opozitë. Nëqoftëse do rrijë gjithë kohën në pushtet dhe jo në opozitë… Mbetet kingmaker.

Çim Peka: Ndarja e LSI-së nga PS solli rotacionin në 2005. Nga 2005-a, LSI ka qenë përcaktues.

Andi Bushati: Do ta refuzoja këtë pyetje. Ekziston një psikologji e përgjithshme sikur Ilir Meta dhe LSI-ja i kanë futur në thes pjesën më të madhe të gazetarëve. Nuk do doja të na shihnin dhe ne aty.

Nuk ka munguar edhe përgjigjja e kreut të Kuvendit, i cili tha se kjo nisje ishte pak abuzive. Kreu i Kuvendit deklaroi se nuk e ka vendosur Ilir Meta kush do të qeverisë por kanë qenë qytetarët shqiptarë

Ilir Meta: Unë mendoj si zoti Lubonja që ju e nisët jo thjesht në mënyrë tendencioze, por në një mënyrë pak edhe kështu gazetareske, edhe intriguese edhe pak abuzive. Nuk është e vërtetë që ka vendosur Ilir Meta kush do të qeverisë. Kanë qenë qytetarët shqiptarë dhe Ilir Meta është përpjekur të lexojë në mënyrën sa më korrekte vullnetin e tyre. Në 2009 kur nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër për stabilitetin e vendit…

LSI ka lindur si parti opozitare dhe Ilir Meta është larguar nga pozicioni i kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm.

Në 2009 populli votoi PD-në dhe Ilir Meta kishte dy zgjidhje ose të bashkohej me PD dhe të bënte qeverinë për të siguruar stabilitetin e vendit ose të bënte koalicion me PS dhe të mos prodhonte asgjë”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat