Befason Greqia: Shqipëria merr rekomandimin në dhjetor

Shqipëria

Befason Greqia: Shqipëria merr rekomandimin në dhjetor

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 23:32
Nikos Kotzias

Edhe pse është dukur se do të pengojë, fqinji grek është i pari që ka paralajmëruar një lajm pozitiv nga Këshilli Europian për Shqipërinë në 12 dhjetor.

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias e ka zbuluar këtë për variantin greqisht të Huffington Post.

Këshilli Europian do të miratojë tekst-rekomandimin për hapjen e negociatave, - ka deklaruar ministri Kotzias në bazë të burimeve që ka Ministria e Jashtme e Greqisë. Tirana do të marrë një lajm pozitiv ka përforcuar Kotzias pritmërinë bashkë me faktin se nuk do të ketë një datë fikse në lidhje me afatin kohor se kur mund të nisë ky proçes.

Kotzias i është referuar dhe njëherë kritereve si ato të fqinjësisë së mirë, njohja e të drejtave të minoriteteve, respektimi i të drejtave të minoriteteve në zona ku ka patur problematika siç është Himara, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike

Duke iu referuar një aspekti tjetër Kotzias siç ka cituar Huffington Post ka treguar drojën e Tiranës zyrtare ndryshe nga pritshmëritë e fillimit, kur perceptimi kishte qenë se do ta merrte lehtë miratimin për tekst-rekomandimin pozitiv të çeljen e negociatave.

Sipas tij kjo ka ndodhur në shqyrtim të procesit që ka nevojë për procedurat e tij për të thënë me pas kohën se kur hapen negociatat.

Në mbyllje, Ministri i Jashtëm i Greqisë shtoi se diplomacia helene do të vijojë të ushtrojë presion në fusha me interes të gjerë. Kushtet i përkasin atyre që përcakton Komisioni Europian dhe jo një vend i veçantë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat