Basha: Rama, kurban i Vuçiçit

Shqipëria

Basha: Rama, kurban i Vuçiçit

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 23:45
Lulzim Basha

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut është shprehur se kryeministri Edi Rama ne politiken e jashtme është fokusuar te shfaqja dhe interesat e tij personale.

“Në politikën e jashtme, Kryeministri Rama është fokusuar tek shfaqja dhe tek interesat e tij personale, jo të qytetarëve. E ka bërë këtë në kurriz të Kosovë, shkon në Serbi dhe bën shaka me Vuçiç.

I ka dhënë Vuçiç alibi që ai të thotë “unë i kam marrëdhëniet e mira me shqiptarët, me Edi Ramën, problemet i kam me Mustafën e Thaçin, ato janë gdhë.” Ka dëmtuar interesat e Kosovës si një shtet i pavarur.

Është bërë kurban i Vuçiçit dhe po bën kurban Kosovën! Zoti Rama bën inaugurimin e librit në Serbi dhe nuk interesohet për linjën e interkonjeksionit mes Serbisë e Kosovës.”, u shpreh lideri i Opozitës.

Ndërsa, Basha ka qenë mjaft kritik edhe me qëndrimet e kryeministrit në lidhje me qasjen që ai ka për çështjen e Kosovës.

“Për interesin ekonomik e politik të Kosovës e Shqipërisë nuk thotë asnjë fjalë! E gjithë politika e jashtme është vënë në dispozicion të interesit të Kryeministrit Rama, ai inauguron libra e hap ekspozita. Politika e jashtme duhet të drejtohet në radhë të parë nga Kosova.

Prioriteti numër një në politikën e jashtme duhet të jetë Kosova! Ne duhet të krijojmë një ekonomi de facto të përbashkët me Kosovën. Për Preshevën ka përgjegjësi Kosova dhe Shqipëria. Lugina e Preshevës nuk mund të lihet ashtu!”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat