“Ti je prostitutë…të q*** ropt”, zbulohen sms-të e sherrit të Nard Kokës me Ditmir Bushatin

Shqipëria

“Ti je prostitutë…të q*** ropt”, zbulohen sms-të e sherrit të Nard Kokës me Ditmir Bushatin

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 07:52
Ditmir Bushati

Një sherr ka ndodhur brenda mazhorancës. Vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës, Leonard Koka ka patur përplasje të ashpra me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Panorama” publikon disa SMS ku Leonard Koka bënte sherr me SMS me ministrin Bushati për emërime në diplomacinë shqiptare.

Në një moment, madje ai edhe e shan ministrin Bushati. I kontaktuar nga “Panorama.al”, Leonard Koka ka pranuar se SMS-të janë autentike.

Image
Biseda e Leonard Kokes me ministrin Bushati

Ai ka thënë se biseda me ministrin në “whatsapp” është bërë rreth 1 orë para publikimit të lajmit mbi përplasjen.

Koka ka thënë se ministri Bushati është person i korruptuar dhe se merr para për emërimet në trupin diplomatik – ambasada dhe konsullata.

Ai tha gjithashtu se do ta denoncojë ministrin Bushati në ditët në vazhdim. Kujtojmë se Leonard Koka është një nga personat që ka ndërmjetësuar mes Metës dhe Ramës për marrëveshjen e 1 prillit, që u finalizua me koalicionin PS-LSI që fitoi zgjedhjet në vitin 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat