Nis mbyllja e Call Center-ave në Shqipëri, Klosi: Po negociojmë me Italinë

Shqipëria

Nis mbyllja e Call Center-ave në Shqipëri, Klosi: Po negociojmë me Italinë

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 11:53
Ilustrim

Miratimi i neneve dhe amendamenteve në Itali që nuk lejon praninë e Call Center-ave në vendet jashtë Bashkimit Evropian ka nisur të japë ndikimet e para edhe në Shqipëri.

Kështu kanë filluar që disa kompani italiane të tërhiqen që tani, pavarësisht se verdiktin e plotë parlamenti italian do ta japë më 6 dhjetor.

Ka qenë Kryetari i shoqatës së Call Center në Shqipëri, Gentian Drenova i cili, në një takim të organizuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale, bëri të ditur se për shkak të ligjit italian, disa kompani janë tërhequr.

"Ligji italian po ndikon që tani te investimet, disa kompani janë tërhequr. Ligji mund të ndikojë në terma afatgjatë në kompanitë shqiptare" tha ai.

Por nga ana e tij, Ministri Blendi Klosi tha se qeveria shqiptare ka nisur të negociojë me qeverinë italiane për gjetjen e një zgjidhje që nuk do të dëmtonte asnjërën palë.   

"Keni mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Vlerësojmë punën e 804 kompanive tuaja, ku punojnë 25 mijë shqiptarë. Do të negociojmë me qeverinë italiane që ligji italian të ndikojë sa më pak aktivitetin e kompanive" u shpreh ministri Klosi.  

Pak javë më parë, Dhoma e Deputetëve të Italisë miratoi disa amendamenteve, që kufizonte të drejtën e kompanive Call Center që të ushtronin aktivitetin e tyre jashtë vendeve të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat