Berisha: Akt mafioz i Ramës përkthimi i Vettingut gabim. Më skandaloze heshtja e ambasadores Vlahutin

Shqipëria

Berisha: Akt mafioz i Ramës përkthimi i Vettingut gabim. Më skandaloze heshtja e ambasadores Vlahutin

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 13:39
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar falsifikimin e ligjit të Vettingut në versionin anglisht që është dërguar në Komisionin e Venecias. Sipas tij, ky është një akt mafioz i dyshes Rama-Xhafaj që nuk ka asnjë vlerë europiane.

Por për ish-kryeministrin Berisha më skandaloze është heshtja e ambasadores së KE në Tiranë, Romana Vlahutin. Sipas Berishës, kjo e fundit është e njohur për njanësinë e saj shembullore në këtë proces.

Deklarata e plotë e ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:

Falsifikimi nëpërmjet përkthimit, me shtim fjalish në anglisht që nuk ekzistojnë, në tekstin e neneve të Kushtetutës nuk është standard europian, por antieuropian. Ky është një akt mafioz korruptiv dhe i turpshëm, poshtërues për Shqipërinë, i mafies qeveritare, që meriton ndëshkim.

Ekzekutimi i këtij akti korruptiv skandaloz është realizuar nga Rama-Xhafa nëpërmjet segmenteve të caktuara të misionit të Euralius!

Sulmet që iu bënë opozitës nga Rama, e cila konstatoi se tekstit të neneve të Kushtetutës, të dërguar në Komisionin e Venecias në variantin anglisht, i janë shtuar fjali që nuk janë votuar në parlament, dëshmojnë se ky është një veprim mafioz korruptiv i tij.

Por dhe heshtja para këtij skandali e ambasadores Vllahutin, e njohur tashmë për njëanësinë e saj shembullore me qeverinë, flet jo pak dhe e akuzon dhe këtë të fundit.

I bëj thirrje Komisionit Europian të hetojë shkaqet dhe rrethanat e këtij akti korruptiv mafioz të qeverisë në bashkëpunim me segmente të misionit të Euralius në Tiranë, që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat dhe parimet europiane! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat