Komisioni Evropian pranon autorësinë e përkthimit në mënyrë të gabuar të Vettingu-t

Shqipëria

Komisioni Evropian pranon autorësinë e përkthimit në mënyrë të gabuar të Vettingu-t

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:53
Selia e Bashkimit Evropian

Komisioni Evropian ka pranuar autorësinë e përkthimit të ligjit të Venting-ut, në anglisht, i cili rezulton me gabime e pasaktësi, që sipas opozitës ndryshojnë kuptimin e ligjit.

Zyra e delegacionit të Komisionit në Tiranë nuk e mohoi që përkthimi i ligjit është bërë nga EURALIUS, por tha se përgjegjësinë për ta verifikuar atë e kanë autoritetet shqiptare.

“EURALIUS IV u siguron asistencë teknike institucioneve përfituese dhe palëve të interesuara lidhur me sektorin e drejtësisë në Shqipëri, në kuadrin e praktikave më të mira të BE-së dhe standardeve përkatëse evropiane. Komisioni Evropian e përgëzon këtë angazhim. Institucionet shqiptare janë përgjegjëse për komunikimet zyrtare me palët e treta dhe sigurojnë nën përgjegjësinë e tyre transmetimin zyrtar të dokumenteve ligjore që përbëjnë një pjesë të legjislacionit të brendshëm zyrtar”.

Ligji në variantin anglisht iu dërgua Komisionit të Venecias nga Gjykata Kushtetuese. Kreu i saj Bashkim Dedja, deklaroi publikisht në media dy ditë më pare se ligji ishte përkthyer nga EURALIUS.

Ai pranoi edhe pasaktësitë, që u evidentuan nga opozita. Për këtë arsye ligji u përkthye edhe njëherë dhe iu ridërgua Komisionit të Venecias. Duket se përgjegjësitë kanë rënë mbi Kreun e misionit.

Sipas opozitës, gabimet prekin thelbin e ligjit dhe kjo mund të ndikojë në opinionin që do të japë Komisioni i Venecias. Eksperte te jurisprudencës kanë hedhur dyshime se gabimet në përkthim kanë qenë te qëllimshme për të manipuluar opinionin e Komisionit të Venecias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat