Tirana pa drita deri më 15 Dhjetor, shkak një defekt në një kabllo

Shqipëria

Tirana pa drita deri më 15 Dhjetor, shkak një defekt në një kabllo

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:31
Pamje nga video

Panorama e dhuruar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Selman Stermasi” gjatë kohës që luhej derbi Tirana-Partizani, ku u ndërpre energjia elektrike për rreth 1 orë, jo vetëm që nuk është rastësi, por është një situatë që do të vijojë të prekë kryeqytetin deri më 15 Dhjetor.

Kështu ka njoftuar vetë Operatoi i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në një komunikim për mediat, ku theksohet se defekti i mbrëmshëm erdhi si pasojë e një defektin në kabllont elektrikë.

Madje jo vetëm kaq, por OSHEE bën të ditur se e ka ndërprerë vetë energjinë elektrike mbrëmjen e djeshme, duke qenë e vetëdijshme  se nuk ishte në gjendje të riparonte defektin në fjalë. Për këtë arsye, u vendos që të shkëputej energjia elektrike për rreth 1 orë, jo vetëm në stadium por edhe në disa zona të Tiranës.

OSHEE shprehet se këto ditë po përballet me një defekt, në një nga kabllot elektrik në stacionin e energjisë në qendër të kryeqytetit. Për këtë arsye, situata me ndërprerje të energjisë, në zona të ndryshme të Tiranës do të vijojë të paktën deri më datë 15 Dhjetor, kohë kur edhe ky defekt do të rregullohet.   Kohët e fundit, qytetarët në Tiranë janë përballur me ndëprerje të shpeshta të energjisë elektrike, që janë të lidhura me punimet që po bëhen në stacionin elektrike në qendër të kryeqytetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat