Dritan Ylli paraqet kandidaturën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI

Shqipëria

Dritan Ylli paraqet kandidaturën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 18:55
Dritan Ylli

Në kuadër të Konventës Kombëtare Zgjedhore që zhvillohet më datat 3-4 dhjetor, ka nisur edhe procesi i paraqitjes së kandidaturave për postet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Mësohet se anëtari i KDK-së dhe ish-anëtar i Kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli, ka paraqitur kandidaturën e tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së.

Ylli, i cili aktualisht është Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe i Sigurimeve Shoqërore, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij përmes një shkrese që i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama.

Dritan Ylli është shprehur se nëse zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të japë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të Sigurimeve Shoqërore për t’iu përkushtuar tërësisht organizimit të partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat