I vihet zjarri shtëpisë së oficerit të Prokurorisë së Burrelit

Shqipëria

I vihet zjarri shtëpisë së oficerit të Prokurorisë së Burrelit

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 20:28
Foto

I vihet zjarri banesës së një Oficeri të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Matit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja dyshohet se është e qëllimshme, ndërsa kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e zjarrit.

Të njëjtat burime thanë se ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë në orën 19:00, në fshatin Barbullej, ka rënë zjarr dhe është djegur çatia e banesës të pabanueshme, të shtetasit I. H., nga në Burrel, oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.

Policia ka nisur hetimet për shkakun e zjarrit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat