“Zbulohen kushtet e Merkelit, emisari i kancelares erdhi në Tiranë, përgatiti vizitën e Ramës në Berlin”

Shqipëria

“Zbulohen kushtet e Merkelit, emisari i kancelares erdhi në Tiranë, përgatiti vizitën e Ramës në Berlin”

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 20:45
Christian Schmidt

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se ministri i Bujqësisë në Gjermani, Christian Schmidt parapërgatiti vizitën e Ramës ditën e hënë.

Sipas Berishës ai gjatë një interviste për televizionin gjerman ARD ka folur mbi drogën në Evropës dhe kushtet që duhet të plotësojë vendi ynë për të hapur negociatat.

Reagimi i Berishës

Te dashur miq, ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë në qeverinë Merkel, zoti Christian Schmidt deklaron ne Televizionin publik gjerman ARD pas vizitës në Tiranë në 17 nëntor 2016. sb

Teksti i ARD:

Schmidt: "Vendet importuese te kanabisit janë ato të Bashkimit Europian; domethënë problemi vjen direkt tek ne. Këtë problem duhet ta luftojmë së bashku. Prodhimi e tregtia e drogës nuk na duhet në BE."

Ministri i Bujqësisë ishte në një farë mënyre emisari i kancelares Angela Merkel në Tiranë për të përgatitur vizitën e shefit të qeverisë Edi Rama në Berlin ditën e hënë. Mesazhi kryesor i tij ishte se çelja e e negociatave për antarësimin në BE mbeten të lidhura me kushte.

Schmidt: "Komisioni Europian ka shënuar disa përparime në Shqipëri por ka dhe gjëra që duhet të sqarohen si gjendja e korupsionit. Ne kemi edhe shqetësimin e pergjithshem të rreziqeve nga jashtë Europës...."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat