Moti për sot, rriten temperaturat

Shqipëria

Moti për sot, rriten temperaturat

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 07:22
Ilustrim

Gjatë paradites territori shqiptar paraqitet me mot kryesisht të kthjellët, por mesdita do të sjellë një sistem vranësirash mbi zonat veriore, ku do të ketë edhe reshje të pakta dëbore, ndërsa qendra dhe jugu mbeten me vranësira të dukshme e intervale kthjellimesh.

Pjesa e dytë e ditës do vijojë me kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta në të gjithë territorin. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat juglindore ku priten edhe reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që minimalja në rang vendi të jetë -3 gradë celsius, ndërsa maksimalja të ngjitet në 17 gradë Celcius në bregdetin jugor. 

Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperendimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat