Amnistia, zbrazen burgjet në Shqipëri, kush lirohet e kujt i pushohet hetimi

Shqipëria

Amnistia, zbrazen burgjet në Shqipëri, kush lirohet e kujt i pushohet hetimi

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 08:08
Ilustrim

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur dje draftin e saj për amnistinë e këtij viti dhe ja ka kaluar për miratim qeverisë e cila më pas e përcjell në Kuvend.

Shqiptarja.com ka siguruar draftin e plotë të Ministrisë së Drejtësisë, i cili parashikon dhjetëra kategori përfituesish.

Risia e kësaj amnistie është se nuk përfitojnë nga kjo amnisti përsëritësit e të njëjtës vepër penale, ata që i janë shmangur drejtësisë, apo të liruarit me kusht. Risi është edhe amnistia për të dënuarit me dëmtime të përhershme fizike apo të diagnostikuar me sëmundje të rënda të pashërueshme.

Drafti i plotë më poshtë jep të detajuar kategorinë e përfituesve, ndërsa Shqiptarja.com saktëson se cilat vepra penale nuk amnistohen në rastin e pushimit të hetimeve për vepra që dënohen deri në dy vjet.

Pushohen ndjekjet penale për çështjet në proces, për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2016, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet, përveç veprave:

Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik; Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik; Goditjet për shkak të detyrës ; Kanosja për shkak të detyrës; Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik; Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore; Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore; Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe i shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar dhe Mbajtja pa të drejtë e uniformës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat