Miratohet ndarja e re e mandateve, Tiranës dhe Durrësit u shtohen deputetët

Shqipëria

Miratohet ndarja e re e mandateve, Tiranës dhe Durrësit u shtohen deputetët

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 10:26
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Pas disa mbledhjeve maratonë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur me 7 vota pro rishpërndarjen e mandavete zgjedhjore, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2017.

Në mbledhjen që zgjati rreth 30 minuta u vendos që Tirana të shtohet me 2 mandate të tjera për deputetë, ndërsa Durrësi me 1 mandat.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kukësi Korça dhe Berati u është hequr nga një mandat. Këto ndryshime të bëra nga KQZ, erdhën në bazë të të dhënave të popullsisë dhe lëvizjeve të qytetarëve, të dhëna këto të kërkuara dhe siguruara nga gjendja civile.

Ky vendim ishte shtyrë prej disa ditësh, për shkak se përfaqësuesit e partive politike në KQZ kërkonin kohë për tu njohur me materialet.

Në vitin 2013, një vendim i ngjashëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikonte uljen e numrit të deputetëve për qarqet Berat dhe Korçë si dhe shtimin e deputetëve në Tiranë dhe Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat