Imzot George Frendo, tashmë zyrtarisht me titullin e Arqipeshkvit

Shqipëria

Imzot George Frendo, tashmë zyrtarisht me titullin e Arqipeshkvit

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 17:05
Imzot George Frendo

Në një ceremoni të posaçme të zhvilluar në ambientet e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, Imzot George Frendo ka marr zyrtarisht titullin e Arqipeshkvit të Arkidioqezës Tiranë-Durrës.

Të pranishëm në këtë meshë veç përfaqësuesve të të gjithë besimeve fetare në vend, Kardinalit Ernest Simoni, përfaqësuesve të politikës, ishin të pranishëm dhe anëtar të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. 

Ishte Imzot Romori, i ngarkuari me pune i Nunciates Apostolike në Shqiperi, ai që lexoi dekretin papal, i cili emëronte Imzot Frendon në krye të Arkidioqezës Tiranë, Durres. Imzot Frendo merr tashmë drejtimin e një prej Dioqezave më të mëdha në Shqipëri, e cila kishte mbetur pa një drejtues, që pas pas ndarjes nga jeta të Imzot Rrok Mirditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat