Basha: Andrea Stefani, ndër kontribuesit e parë në mediat shqiptare

Shqipëria

Basha: Andrea Stefani, ndër kontribuesit e parë në mediat shqiptare

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 21:56
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit Andrea Stefani.

Në një status në Facebook, kreu i demokratëve thotë se Stefani është ndër kontribuuesit e parë në median shqiptare në vitet e para të demokracisë.

“Andrea Stefani eshte nje nder kontribuesit e pare ne mediat shqiptare, pas rënies së komunizmit. Me ikjen e tij u shua një zë i veçantë dhe i fortë i diskutimit publik në vend. U prehtë në paqe. Ngushëllime familjes dhe të afërmëve”, thotë kryedemokrati Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat