Amnistia e dhjetorit, të dënuarit për kanabis dhe ata për vjedhje energjie nuk përfitojnë

Shqipëria

Amnistia e dhjetorit, të dënuarit për kanabis dhe ata për vjedhje energjie nuk përfitojnë

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 08:18
Ilustrim

Të burgosurit në burgjet shqiptare presin me padurim këtë fundviti të fitojnë ulje të dënimit që janë duke e vuajtur ose jo. Por si duket, për një pjesë të mirë të tyre nuk do të ketë lajme të mira lidhur me amnistinë.

Vepra penale e vjedhjes së energjisë elektrike pritej të bëhej pjesë e amnistisë, pasi nuk janë të paktë ata persona që janë arrestuar për dënuar. Por, kjo vepër është futur në pjesën e veprave penale që nuk do të përfitojnë, të paktën nga drafti paraprak i Ministrisë së Drejtësisë.

Si kjo vepër penale, dhe shumë të tjera nuk do të jenë pjesë e uljes së dënimit, si psh. të dënuarit për kultivim kanabisi nuk pritet të përfitojnë nga amnistia e kjo gjë u bë publike nga vetë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat