Basha: Nuk do të pranojmë një taksë të re për Kukësin e varfër e të braktisur nga qeveria

Shqipëria

Basha: Nuk do të pranojmë një taksë të re për Kukësin e varfër e të braktisur nga qeveria

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 10:35
Lulzim Basha me demokratët e Kukësit

Lulzim Basha me demokratët e Kukësit: Qeveria nuk e ka lidhur fatin me qytetarët, detyra jonë e parë është të jemi afër njerëzve, t'i kuptojmë dhe t'i prekim hallet e tyre e të bëjmë gjithçka për t'u ardhur në ndihmë

Varfëria në Kukës ka arritur në një shkallë të panjohur më parë.  Gjysma e familjeve të qytetit janë të regjistruara në listën e ndihmës ekonomike. Dhe një goditje tjetër pritet nga taksa e Edi Ramës për Rrugën e Kombit, që do ta dyfishojë cmimin e biletës së udhëtimit dhe do të rrisë kostot në çdo drejtim duke e shtrenguar akoma më shumë jetesën atje. Lulzim Basha u takua me demokratët e Kukësit dhe angazhua për të mos e pranuar këtë taksë.

“Nuk mjafton fakti që nuk ka hapur një vend të ri pune në Kukës, nuk ka bërë një investim në Kukës. Por tani dëshiron ti vendosë Kukësit një rrethim, një barrikadë, një mur në formën e taksës për Rrugën e Kombit. Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit ?! Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit kur secili prej nesh paguan 240 lekë shtesë taksë për karburantin që me ardhjen e Edi Ramës. Ne nuk do të lejojmë vendosjen e një takse që do të ndalojë qarkullimin e lirë midis Kukësit dhe Tiranës, midis Prishtinës dhe Tiranës. Rrugën që e ndërtuam me kaq sakrificë e përkundër përpjekjeve për ta penguar, do ta kemi jo vetëm Rrugën e Kombit por rrugën e kombit të lirë dhe rrugën e lirë të kombit për qytetarët dhe mallrat shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat