Dita e dytë e Konventës së LSI-së, zgjidhen forumet drejtuese

Shqipëria

Dita e dytë e Konventës së LSI-së, zgjidhen forumet drejtuese

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 10:40
Ilir Meta në Konventën e LSI-së

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon sot ditën e dytë të Konventës Zgjedhore, ku do të zgjidhen forumet drejtuese të partisë.  Nën moton “Një shans për të gjithë”, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) mblodhi të shtunën Konventën Kombëtare Zgjedhore, në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.  3000 delegatët e Forumit më të lartë të kësaj partie do të zgjedhin komitetin e ri drejtues dhe kryesinë e re të LSI-së, që do e drejtojnë këtë forcë politike për katër vitet e ardhshme.

Konventës i janë propozuar për postin e Zv.Kryetarit të LSI-së, Petrit Vasili; për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe kandidaturë alternative Dritan Ylli; për postet e nënkryetarëve të partisë, kandidojnë Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj, si dhe Silva Caka, deputete.

Një tjetër risi e Konventës Zgjedhore do të jetë miratimi në Statutin e partisë i krijimit të Kryesisë Ekzekutive të LSI-së, ku përveç Kryetarit të LSI-së, Sekretarit të Përgjithshëm, Zv.Kryetarit dhe dy N/Kryetarëve, do të jenë pjesë edhe Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim dhe Kryetari i Lëvizjes së Gruas për Integrim.

Votimi në Konventën Kombëtare Zgjedhore do të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe me sistem elektronik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat