Në zgjedhjet brenda LSI-së u votua dhe numërua elektronikisht, Vasili: Shembull që duhet të ndiqet

Shqipëria

Në zgjedhjet brenda LSI-së u votua dhe numërua elektronikisht, Vasili: Shembull që duhet të ndiqet

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 14:00
Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili

Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur për mediat rreth procesit të votimit në Konventën e kësaj partia që ka nisur që dje, për të cilat vuri në dukje transparencën në zgjedhjen e strukturave të kësaj partie.

“Procesi i votimit po procedon me ritëm shumë të lartë, edhe ju keni kamerat tuaja, dhe shikoni që ky proces vazhdon me intensitet. Është një proces risi në mënyrën se si po zhvillohet, një proces tërësisht elektronik i cili mundëson edhe një votim shumë të lehtë, por edhe një nxjerrje tepër të lehtë të rezultatit. Besoj që në këtë drejtim japim një shembull pozitiv edhe novator se si mundet që edhe teknologjia të vihet në shërbim edhe të lehtësisë së votimit, por edhe të qenësisë së kujtdo që ushtron votën e tij, në këtë rast, brenda strukturave të LSI-së, por pse jo edhe më gjerë, për sa i takon procesit të votimit në Shqipëri, proces shumë i diskutuar. Besoj ka qenë një proces i veçantë pasi ai ka vazhduar “non-sotp”. Unë personalisht kam votuar rreth orës 01:30 të mëngjesit, po kështu edhe kryetari i LSI, z. Meta e të tjerë. Pra, ka qenë një proces që ka vazhduar edhe gjatë natës, duke lënë të kuptohet që intensiteti i punës këtu në këto ambiente është shumë i lartë. Pra, njerëzit janë shumë të motivuar dhe besoj se në këtë drejtim konventa ishte një shembull se si motivimi politik dhe i ideve mund të japi dhe të mbajë ritme të larta në të gjitha gjërat, përfshirë këtu edhe procesin delikat që është edhe procesi i votimit”, tha Vasili.  I pyetur në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Reformës zgjedhore, për mundësinë e një propozimi për këtë mënyrë votimi në gjithë vendin në zgjedhjet e ardhshme, Vasili dha këtë përgjigje. “LSI-ja për të qenë objektiv ka aplikuar votimin elektronik, numërimin elektronik edhe në konventën e mëparshme. Këtu kemi të bëjmë me një përmirësim akoma më të mëtejshme. Politika në këtë çështja ka dhënë një mirëkuptim, pasi ‘Po’ votimit elektronik i është thënë që në vitin 2012 në reformën zgjedhore të asaj kohe. Dhe është thënë dhe është ri-thënë që janë problemet teknike që e pengojnë. Kështu që dakordësia jonë si LSI ka qenë dhe është e plotë për një votim të tillë. Elementet dhe problematikat teknologjike nuk më takon mua që t’i vlerësoj”, ka thënë numri 2 i LSI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat