Kodheli: 104-vjet ushtri shqiptare

Shqipëria

Kodheli: 104-vjet ushtri shqiptare

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 16:28
Foto nga arkiva: Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli uroi sot çdo shqiptar me rastin e 104-vjetorit të krijimit të ushtrisë shqiptare.

“Shumë urime i dërgoj sot çdo gruaje dhe burri nën armë që punon e sakrifikon çdo ditë për të ruajtuar të pacënuar kufijtë e shtrenjtë shqiptarë, për t’i shërbyer çdo qytetari në nevojë kudo dhe kurdo, pa zhurmë e pa publicitet, por me dinjitet dhe përkushtrim, që mbron vlerat e demokracisë në vend madje dhe jashtë kufijve. Gëzuar festën pjesa më e mirë e shoqërisë shqiptare! Gëzuar festën FARSH”, shkruan në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Në një shekull shtet shqiptar (1912-2012) Ushtria Kombëtare Shqiptare, krahas Ministrisë të Luftës/Mbrojtjes ka pasur në drejtim shtatmadhorët dhe shtatmadhorinë. Tradita luftarake shqiptare ka ekzistuar që nga ushtritë ilire, në ushtrinë e Skënderbeut, në atë të Pashallëqeve të Bushatllinjve dhe Ali Pashë Tepelenës tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që janë faqe të ndritura të historisë dhe traditës ushtarake shqiptare.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të shtetit të pavarur shqiptar, u formua më datën 4 maj 1913 në Vlorë. Formimi i Shtabit Madhuer u bë me miratimin e qeverisë së përkohshme të Vlorës. Ai mban fillimisht emërtimin Shtabi Madhnuer dhe më tej u emërua “Shtabi Madhuer” kryetar i të cilit ishte major Ali Shefqet Shkupi. Shtabi Madhuer e kishte qendrën në Vlorë pranë Ministrisë së Luftës të qeverisë së përkohshme të Vlorës që kryesohej nga Ismail Qemal bej Vlora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat