Zgjidhen drejtuesit e rinj të LSI-së, ja emrat

Shqipëria

Zgjidhen drejtuesit e rinj të LSI-së, ja emrat

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 19:23
Ilir Meta

Mbyllet votimi në Konventën Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas votimit dhe numërimit elektronik, sekretar i përgjithshëm u zgjodh Endrit Brahimllari me 1513 vota, ndërsa kandidati tjetër Dritan Ylli mori 733 vota.

Nënkryetarë të rinj të LSI-së do të jenë Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj, ndërsa në postin e zv.kryetarit të partisë është zgjedhur Petrit Vasili.

Gjithashtu, Konventa e LSI-së zgjodhi edhe këshillin drejtues, emrat përbërës të të cilit do të publikohen nesër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat