Bregu i shkruan Manjanit: Padi gjyqtarit për ngjarjen e Fierit

Shqipëria

Bregu i shkruan Manjanit: Padi gjyqtarit për ngjarjen e Fierit

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 23:46
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu


Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, i ka shkruar një letër ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, lidhur me ngjarjen e djeshme në Fier, ku burri hodhi nga dritarja gruan e tij. Ajo kërkon ndëshkimin e gjyqtarit, i cili ka vendosur që edhe pas dhunës së mëparshme, burri e gruaja të jetojnë në një shtëpi.

Letra e deputetes Bregu:

“Zoti Ministër i Drejtësisë,

Një grua është flakur dje nga nga ballkoni i shtëpisë si plaçka më e pavlefshme, nga një Burrë-Shtaza i radhës. Mediat thonë sot se viktima ka patur një Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Fierit, pas denoncimeve të mëparshme për ushtrim dhune ndaj saj.

Urdhri i mbrojtjes kur një grua e dhunuar kërkon ndihmë, e detyron kriminelin burrë që pavarësisht nga “soji i hallitë që paraqet si shkak për shtazërinë:

- të largohet nga banesa.

- të mos i afrohet bashkëshortes dhe fëmijëve.

- të ruajë distancën nga shtëpia ku ajo jeton bashkë me fëmijët apo nga vendi i punës dhe shkollës së fëmijëve, etj, etj.

Unë jam e qartë se fuqia jonë e veprimit dhe reagimit kundër një kërcënimi si dhuna ndaj grave, që është terrorizëm i qartë, i pastër, i çmendur, në vend të jetë po aq e egër sa egërsia e Shtazëve, po rrezikon të mbetet vetëm tek keqardhja njerëzore.

Por ky rast po më tmerron nga ky detaj: Urdhri i Mbrojtjes!

Zoti Ministër,

Kush është ai gjyqtar që paska lëshuar një Urdher Mbrojtje që e lë burrin që gruaja e padit për dhunë, të jetojë në një shtëpi me të, derisa ta hedhë nga ballkoni????

Nëse kjo është tërësisht e vërtetë, padinë për këtë gjyqtar, do ta bëj Vetë!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat