Basha: Ne nuk mund të vrasim njëri-­tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe

Shqipëria

Basha: Ne nuk mund të vrasim njëri-­tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 12:04
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha është shprehur se krimet e fundit brenda familjes, reflektojnë gjendjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë.

“Jam i tronditur nga krimet e tmerrshme në familje, në Fier dhe në Korçë. Jam veçanërisht i hidhëruar që këto krime kanë marrë jetë të pafajshme fëmijësh dhe grash”, shkruan Basha në një status në “Facebook”.

“Këto ngjarje më shumë se krime individuale reflektojnë gjendjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë, si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri­tjetrin. Shqipërisë duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehen mundësitë në mënyrë që të gjithë të jetojnë të mirëqenë dhe të qetë. Politika ka rolin kryesor për këtë gjë: ajo duhet të pushojë së punuari për pakicën dhe duhet t’u rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre. Ne nuk mund të vrasim njëri tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe. Ne duhet të japim jetën për fëmijët tanë dhe jo të marrim jetë fëmijësh”, shprehet Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat