Korrupsioni, Rama: Po modernizojmë sistemet, por pa Vettingun vështirë të luftohet

Shqipëria

Korrupsioni, Rama: Po modernizojmë sistemet, por pa Vettingun vështirë të luftohet

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 13:18
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot se çfarë është duke bërë për të çrrënjosur korrupsionin nga të gjithë sektorët, duke theksuar se qeveria po synon për modernizimin e sistemeve për të zvogëluar sa më shumë hapësirën e korrupsionit në marrëdhëniet e qytetarit me shtetit. Por ai vërejti se pa një sistem drejtësie, do të jetë e vështirë për një kapërcim epokal në luftën kundër korrupsionit.

Në një simpozium ku ishin ftuar edhe ambasadorët e SHBA-së, Kroacisë dhe Rumanisë, Rama foli për sistemin e Vetingut duke deklaruar se shpreson se nuk do të ndeshë në rezistenvën e Gjykatës Kushtetuese pasi të vijë opinioni i Venecias. 

Rama foli për kthimin e “një sistemi drejtësie që është kthyer në një pazar të madh, ku drejtësia blihet dhe shitet - në një sistem ku garancia kushtetuese e barazisë para ligjit bën të kundërtën.

Lufta kundër korrupsioni nuk është vetëm denoncim dhe hetim. Në vendet ku institucionet nuk kanë mekanizmat e ndërveprimit ndërmjet tyre, korrupsioni ka hapësirë më të madhe. Korrupsioni është një alternativë që sistemi nuk e jep dhe nuk e garanton. Në këtë pikë unë jam krenar që ne kemi marrë një rrugë reformash të thella që synojnë ndryshimin e sistemeve në çdo sektor.

Si shembull: Ne trashëguam një gjendje të rëndë në sektorin energjitik ku nuk ishte thjesht vetëm paligjshmëria e imponuar, por edhe përshkallëzimi i marrëdhënies së kompanisë dhe klientëve që përmes ryshfetit blinin një faturë më të arsyeshme.

Sot ne jemi në përfundim të një projekti që do të sjellë lexueshmërinë në rrugë elektronike, që do të bëjë të mundur qendra të marrë një sinjalizim elektronik dhe të hetojë arsyet e vonesës së lexuesit në leximin e sahatit. Kjo do të shfarosë njëherë e mirë këtë element korrupsioni.

Po ashtu, për emërimet e mësuesve, që ishin të lidhura me një sistem. Por për shkak se sistemi ishte tërësisht i paqëndrueshëm, korrupsioni bënte  kërdinë sepse këtë e përcaktonte aftësia paguese. Ne hapën portalin Mësues për Shqipërinë ku rankohen të gjithë ata që duan të hyjnë në sistemin tonë arsimor.”

Më pas, Rama foli për rëndësinë e Ligjit të Vettingut, duke vënë në dukje se sot, gjykatës të korruptuar bëjnë që të tillë të duken edhe gjyqtarët e pakorruptuar edhe kështu edhe për prokurorët, kështu edhe për politikanët. Pra, ata bëjnë të mendohet sikur janë të gjithë njëlloj.

Ndaj Vettingu nuk është vetëm për të pastruar të korruptuarit, por edhe për të dhënë në mesazh për qytetarët dhe një moral të ri për ta çuar sistemin e drejtësisë në një nivel të ri ku të gjithë të ndjehen dhe të trajtohen të barabartë pavarësisht se çfarë statusi kanë, çfarë pasurie e të kujt janë apo në ç’politikë besojnë.

Unë dua të shpresoj shumë të besoj se pas pak ditësh kur Venecia do të japë versionin përfundimtar ne nuk do të ndeshim me rezistencën e Kushtetutës kundër opinionit."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat