Laborantët dhe LSI kundër MSH për koncensionin për laboratorët

Shqipëria

Laborantët dhe LSI kundër MSH për koncensionin për laboratorët

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 15:22
kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili

Propozimi për dhënien me koncension të shërbimit laboratorik ka ngjallur kundërshtime. LSI ka kundërshtuar edhe këtë koncension ndërsa laborantët i kanë kërkuar ministrit të mos preket sistemi laboratorik.

Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshton procedurën për partneritetin publik-privat të shërbimit të laboratorëve. Në dëgjesën më ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, kryetari i grupit të LSI Petrit Vasili shprehu rezervat lidhur me projektin e ministrisë.

Më herët grupet e interesit thanë se për këtë koncension askush nuk ka marrë mendimin e tyre dhe se ata nuk kanë asnjë informacion nëse u cënohet apo jo vendi i punës.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se nuk mund të bëhet publik raporti i IFC pasi cënon procesin e koncensionimit.

Koncensioni i laboratorëve parashikon të marrë një fond prej 8 milion eurosh dhe do të zgjasë 10 vjet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat