Shqiptarja në Itali, nga shtëpiake në ushtare të ISIS

Shqipëria

Shqiptarja në Itali, nga shtëpiake në ushtare të ISIS

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 17:04
Valbona Berisha

Nga shtëpiake me tre fëmijë, në një ushtare të ISIS. Është ky ndryshimi rrënjësor i shqiptares Valbona Berisha e cila tashmë mendohet se ndodhet në Siri së bashku me djalin e saj të tretë, vetëm gjashtë vjeç.

Ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Sipas të dhënave të hetuesve italianë, e martuar në Itali, në zonën e Lekezës, Valbona nisi të radikalizohet dhe pas një jete laike, filloi të studionte Kuranin, duke u indoktrinuar nëpërmjet internetit nga imamë dhe ekstremistë të ndryshëm.

Më pas ajo mori vendimin për të udhëtuar drejt Sirisë për të kontribuar për ISIS duke u bërë ushtare ose luftëtare. Kur u largua, ajo mori me vete dhe djalin e tretë vetëm gjashtë vjeç që sipas saj në të ardhmen do të bëhet një martir.

Në provat e mbledhura nga hetuesit italianë, përveç ndryshimit të pësuar nga gruaja, është dhe dialogu i fëmijës me babanë e tij, ku ai i thotë se mami duket si një ninxha dhe se dëshiron të kthehet në shkollë por ajo nuk e lejonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat