Urdhri i mbrojtjes për Liliana Rukon, Bregu: Burg kush nuk kreu detyrën!

Shqipëria

Urdhri i mbrojtjes për Liliana Rukon, Bregu: Burg kush nuk kreu detyrën!

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 17:58
Deputetja e Partisë Demokrtike Majlinda Bregu

Deputetja e Partisë Demokrtike Majlinda Bregu ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me vrasjen e Liliana Rukos dhe mos zbatimin e urdhrit të mbrojtjes për viktimën.

Në një deklaratë për mediat, Bregu, teksa publikoi urdhrin e mbrojtjes 43 vjeçaren që u vra nga bashkëshorti në Fier, kërkoi marrjen e masave dhe dënimin e personit apo institucionit që nuk zbatoi këtë urdhër.  

“Urdhri i mbrojtjes brenda 24 orëve të çohej në polici. Pse policia nuk e mbrojti dot Liljana Rukon? Gjykata thotë se ka nxjerrë urdhër policia thotë s’e kam marrë. Kush nuk ka kryer detyrën, duhet dënuar njësoj si vrasësi. Prokurori i përgjithshëm të nisë hetimet. Të nisë hetimin për gjykatësin dhe policinë e Fierit”, tha Bregu.

Po soty Ministri I Brendshëm Saimir Tahiri, për rastin në fjalë tha se urdhri nuk shkoi kurrë në polici siç duhet sipas ligjit.

Liljana Ruko u vra pasditen e së shtunës nga bashkëshorti i cili e hodhi nga kati i 4 i banesës ku ata jetonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat