Ndryshojnë balancat politike, sekretari i PBDNJ-së zgjidhet kryetar i PD-së në Himarë

Shqipëria

Ndryshojnë balancat politike, sekretari i PBDNJ-së zgjidhet kryetar i PD-së në Himarë

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 18:10
Partia Demokrtatike

Në Himarë Partia Demokrtatike do të ketë një kryetar që vjen nga radhët e PBDNJ-së, i cili mban njëherësh edhe postin e sekretarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Burime pranë PD-së thanë se zgjedhja e Andrea Gjonit erdhi pas riorganizimit të kësaj dege dhe se ai fitoi me votën e anëtarëve demokratë. Ndërkohë, mësohet se në Kuvendin zgjedhor kanë marrë pjesë vetëm 39 delegatë nga 100 që ka kjo degë, duke mospasur kuorumin e nevojshëm prej të paktën 50 anëtarësh. Në përfundim të votimit, Andrea Gjoni ka marrë 27 vota përballë rivalit fiktiv të tij, K. Çetri. Sipas të njëjtave burime, Gjoni ka pasur mbështetjen e kreut të grupit të punës së PD për qarkun e Vlorës, ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.  

Ky moment është një tjetër provokim që Partia Demokratike i bën Himarës, pavarësisht se himarjotët e kanë degdisur forcë të tretë politike. Ndonëse pavarësisht kësaj, PD vijon bashkëpunimin në prapaskenë me forcat politike të minoritetit MEGA dhe PBDNJ, duke u fshehur edhe pas protestave kundër prishjes së kioskave në Himarë. Një ditë para se Andrea Gjoni të katapultohej në krye të PD-së, Himarën e ka vizituar eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous,  e cila në një takim me strukturat e PBDNJ-së ka bërë thirrje antishqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat