Vrasja e gruas me urdhër mbrojtje, Manjani: Tani t’ia lëmë drejtësisë!

Shqipëria

Vrasja e gruas me urdhër mbrojtje, Manjani: Tani t’ia lëmë drejtësisë!

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:15
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshëndetur nisjen e hetimeve për gjyqtarin në Gjykatën e Fierit në lidhje me urdhrin e mbrojtjes që është lëshuar ndaj Liljana Rukos, 43-vjeçares tashmë të vrarë nga bashkëshorti i saj Ferdinandi.

Urdhri i mbrojtjes nuk i ishte përcjellë organeve përgjegjëse, mes të cilave edhe Policisë së Fierit.

“Tashmë zyrtarisht ka një hetim të çelur ndaj procesit të marrjes dhe të zbatimit të Urdhrit të Mbrojtjes për Liljana Rukajn.

Përshëndes prokurorinë dhe e nxis atë të zbardhë këtë çështje jo vetëm për të evidentuar përgjegjësit, por edhe për të disiplinuar sjelljen shtetërore për raste të tjera!

Ky ishte reagimi i duhur! Këtë gjë kërkova që dje.

Tani t’ia lëmë drejtësisë në dorë!”, shkruan Manjani në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat