Publikohet flamuri i grisur e i djegur grek që në Himarë e hoqi Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Shqipëria

Publikohet flamuri i grisur e i djegur grek që në Himarë e hoqi Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:25
Flamuri i grisur e i djegur grek në Himarë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu, ka postuar fotografi me flamurin e grisur grek, që kjo lëvizje e hoqi nga kalaja e Himarës.

“Kjo është lecka e hequr nga Kalaja e vjetër e Himarës. Kjo leckë tashmë pjesërisht e djegur dhe e grisur është hequr pa u mbushur 24 orë. Aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar nga gjitha trojet rrugëtuan në Himarë dhe e hoqën. Në trojet tona ne jemi Zot dhe nuk lejojmë leckat e pushtuesve dhe ish-pushtuesve që kanë kryer gjenocid ndaj kombit tonë dhe kanë përdorur trojet tona si plaçkë lufte për të ngopur apetitet e tyre shoviniste”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

“Së bashku me shumë anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, nga gjitha trojet shqiptare kemi rrugëtuar për në Himarë që ta heqim flamurin shovinist grek nga Kalaja e vjetër e Himarës. Himara është Shqipëri dhe flamuri grek nuk ka pse të shfaqet në trojet tona, kur ta kemi parasysh gjenocidin grek ndaj shqiptarëve autoktonë në Çamëri. Greqia nuk është vetëm shtet fqinj, por është pushtues i 15.674 km2 territor shqiptar”. Ka deklaruar Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat