Ballkani zien, por Ushtria Shqiptare ekspozon edhe një herë forcën

Shqipëria

Ballkani zien, por Ushtria Shqiptare ekspozon edhe një herë forcën

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 20:50
Ushtria Shqiptare

Një ditë më parë Forcat e Armatosura shqiptare festuan 104-vjetorin e krijimit të tyre, ceremoni e cila u mbajt brenda ambienteve të Akademisë së Mbrojtjes dhe Ministsë së Mbrojtjes.

Në këtë ditë FA-të hapën dyert e ‘shtëpisë’ për të gjithë qytetarët kuyrioz dhe të apasionuar që kishin kureshtjen të njiheshin nga afër me teknikën dhe parametrat e armatimit të ushtrisë tonë.

Në një ceremoni mjaftë të veçantë të konceptuar në formën e një panairi, Forcat e Armatosura shqiptare kishin ekspozuar disa prej armatimeve dhe mjeteve më të fundit në oborrin e pasëm të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në 104-vjetorin e krijimit të tyre Forcat e Armatosura të Shqipërisë hapën dyert për të qenë sa më pranë qytetarëve.

I madh e i vogël, fëmijë apo i moshuar mbushën sheshin kryesor të Garnizonit “#Skënderbej” për të parë nga afër mjetet, pajisjet dhe armatimin më moderne në perdorim të Forcave të Armatosura! #104VjetFa”,- ka shkruar në një status në rrjetin social Facebook ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat