Nënkryetarja e sapozgjedhur: Ju tregoj synimin e LSI në zgjedhjet e 2017

Shqipëria

Nënkryetarja e sapozgjedhur: Ju tregoj synimin e LSI në zgjedhjet e 2017

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 21:41
Kejdi Mehmetaj, nënkryetarja më e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kejdi Mehmetaj, nënkryetarja më e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e zgjedhur vetëm një ditë nga Konveta Kombëtare e kësaj force politike ka qenë në ftuar në studion e Ora Neës ka folur për projektet dhe synimet e LSI.

Teksa e cilësoi postin e ri Brenda LSI si një përgjegjësi shumë të madhe, Mehmetaj u ndal edhe te zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në 18 Qershor të 2017.

Në fjalën e saj Mehmetaj tha se fokusi i LSI në zgjedhjet e 2017 do të jenë përmirësimi i ekonomisë dhe arsimit në Shqipëri.

“Kam parë tek LSI mundësitë më të mira për të qeverisur dhe drejtuar vendin.Hyj tek ai grup që përveçse e beson se LSI i ka të gjitha shanset për të qenë fituese në zgjedhje dhe për të qenë një parti e madhe, punoj dhe çdo ditë për ta realizuar këtë. Ka pasur plot gjëra që janë bërë mirë. Synimi jonë është për të përmirësuar ekonominë dhe arsimin. Këto do ta bëjnë vendin të ecë më shpejt.Programi jonë do të jetë “ një shans për të gjithë qytetarët”. tha Mehmetaj

Deputetja e LSI-së vlerësoi edhe risitë e reja që ka impelentuar kjo forcë politike siç janë transparencave e financimit si dhe votimi elektronik. Sa i përket financimit të partisë, Mehmetaj nënvizoi se LSI është e para forcë politike që bën transparent çdo fond të saj.

“Jemi e para parti që ka vendosur të bëjë publike çdo fond të saj por dhe mënyrën sesi i shpenzon këto fonde, të tregojë faturën e çdo aktiviteti.Këtë duam ta bëjmë pjesë të politikës, një nga propozimet tona edhe për kodin zgjedhor do të jetë sa i takon financimit të partive politike dhe transparencës”. Tha ajo

Në lidhje me votimin elektronik, të aplikuar në Konventën Kombëtare, deputetja u shpreh se kjo praktikë duhet të implementohet dhe në zgjedhjet e vendit.

“Është e mundur që të njëjtën gjë ta implementojmë dhe në një shkallë më të gjerë pse jo në zgjedhjet e përgjithshme të vendit. Duke rritur transparencën ne mund të rrisim dhe besimin e qytetarëve kundrejt politikës”. përfundoi Mehmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat