Sigrumi vullnetar, primet rriten me 4 %, kontratat ulen me 8 %

Shqipëria

Sigrumi vullnetar, primet rriten me 4 %, kontratat ulen me 8 %

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 10:54
Ilustrim

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar – tetor 2016 arritën mbi 4,491 milionë lekë, ose 4.36% më shumë se në periudhën janar – tetor 2015. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 8.04% krahasuar me periudhën janar – tetor 2015. Sigurimet vullnetare të jo-jetës në periudhën janar – tetor 2016, patën rritje me 6.05% kundrejt periudhës janar – tetor 2015.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat gjatë periudhës janar – tetor 2016 siguruan rreth 2,098 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 72.47%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 18.19% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar – tetor 2016, vihet re një ulje prej 8.33% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 14.70% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – tetor 2015.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar – tetor 2016, arritën në rreth 963 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 1.07% në krahasim me periudhën janar – tetor 2015.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – tetor 2016, arritën mbi 736 milionë lekë, ose 3.45% më pak se në periudhën janar – tetor 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat