Dermatoza, Panariti monitoron vaksinimin, për një ditë veteriner

Shqipëria

Dermatoza, Panariti monitoron vaksinimin, për një ditë veteriner

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 13:35
Ministri Bujqësisë Edmond Panariti

Ministri Bujqësisë Edmond Panariti ka monitoruar fushatën e vaksinimit të gjedhëve në Krutjen e Poshtme në Lushnje.

Panariti jo vetëm vëzhgoi, por u bë dhe veteriner për një ditë. Me një shiringë në dorë ai ka vaksinuar një lopë, ndërsa procesi ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Më tej Panariti tha se të githa kafshët e paprekura në vend nga Dermatoza do të vaksinohen dhe se ky proces do të drejtohet vetë nga ministri.
 
“Këtë proces po e drejtoj vetë, ndaj dhe sot po vaksinoj dhe vetë kafshët, edhe pse jam ministër”, u shpreh Panariti.
 
Ministri Panariti, u shpreh se në bashkëpunim me shërbimin veterinar, kryepleqtë e fshatrave dhe Universitetin Bujqësor, do të vëzhgojnë procesin e vaksinimit në të gjithë vendin.

Panariti shtoi se do punohet fort që të vaksinohet çdo kafshë, në mënyrë që të fitohet imuniteti nga kjo sëmundje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat