Vrasja e gruas në Fier, Manjani: Gjyqtari do procedohet penalisht

Shqipëria

Vrasja e gruas në Fier, Manjani: Gjyqtari do procedohet penalisht

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 14:51
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Gjatë një aktiviteti për dënimet alternative, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, deklaroi se hetimi mbi gjyqtarin i cili dha urdhër mbrojtje për Liljana Rukon, gruan e vrarë në Fier, ka përfunduar.

Ministri i Drejtësisë tha se hetimi ka përfunduar mbrëmë dhe se është konstatuar shkelje e gjyqtarit Ergys Selmani.

“Ka përfunduar inspektimi për rastin e Fierit. Do të kërkoj të nisë procedimi për gjyqtarin. Gjyqtarët të mos nënvlerësojnë kërkesat për urdhër mbrojtje,” tha ai. Manjani u bëri gjithashtu një apel qytetarëve që të telefonojnë policinë në çdo rast kur ka dhunë në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat