Lirohet me kusht nga burgu Lulzim Berisha

Shqipëria

Lirohet me kusht nga burgu Lulzim Berisha

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 15:49
Lulzim Berisha

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka liruar dje me kusht Lulzim Berishën i njohur si "i forti" i bandës së Durrësit. Me vendimin e Gjykatës së Apelit Lul Berisha ishte dënuar me 25 vite burg dhe i kishin mbetur vetëm 5 vite dënim për të kryer.

Vendimi vjen pasi Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Trupi gjykues i vendosi si kusht Lul Berishës që: të mbajë kontakte me shërbimin e provës; të mos kryejë vepra penale; të mos shoqërohet me persona me precendentë penalë.

Kreu i Bandës së Durrësit i ishte drejtuar një muaj më parë gjykatës ku kishte kërkuar lirimin nga burgu, me pretendimin se është i sëmurë rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat