PDM: Presidenti nga të përndjekurit, një zë kushtetues që garanton pajtimin kombëtar

Shqipëria

PDM: Presidenti nga të përndjekurit, një zë kushtetues që garanton pajtimin kombëtar

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 18:51
Ilir Vata, kryetar i PDM-së

Partia e të Drejtave të Mohuara i propozon politikës që Presidenti i Republikës të jetë nga shtresa e të përndjekurve politikë si një model i vertetë i unitetit kombëtar dhe i garancisë së demokracisë në Shqipëri.

Nga rënja e diktaturës prej 26 vitesh, presidentët e vendit kanë qenë ose ish-komunist, ose ish-ushtarak të diktaturës, si rasti i presidentit të fundit në detyrë dhe ka treguar se ky institucion ka qënë më shumë një zyrë politike sesa një zë kushtetues për vendin i unitetit të kombit.

Të përndjekurit për 26 vite nuk kanë shfaqur asnjë shenjës hakmarrjes, por ka demonstruar paqes, mirëkuptimit, mençuri, tolerancë, madje kanë falur të gjithë mëkatarët e regjimit komunist me besimin e pajtimit kombëtar dhe të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri.

Të përndjekurit politikë janë një zë modest në politikë dhe të papërfaqësuar nga ana institucionale e politike për shkak të dasisë, përcmimit të kësaj shtresa edhe pas rënjes në diktaturë, prandaj dhe PDM propozon që zëri kushtetues i presidentit të vij nga të përndjekurit dhe të burgosurit politikë, si garanci për demokracinë në vend dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës që pretendojm të kemi.

Do të ishte një vlerësim i madhe për vuajtjen që hoqën mijëra shqiptarë në regjimin komunist, do të ishte pendesë shtetërore, një përpjekje për pajtim kombëtar, një pikënisje nga shkëputja e trazicionin, një respekt për rakrificës sublime të të përndjekurve për liri.

PDM, fton aktorët politik në vend, partitë politike që të bashkohen me nismën e një presideti që vjen nga të përndjekurit, sepse do të jetë i etur për demokraci, liri, mirëqenje dhe shtet ligjor, pasi askush më shumë se ata që vuajtën në diktaturë nuk e dinë më mirë kuptimin e lirisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat