Greqia paralajmëron bllokimin e Shqipërisë në BE? Kotzias: Nuk bëjmë gabimet e paraardhësve tanë

Shqipëria

Greqia paralajmëron bllokimin e Shqipërisë në BE? Kotzias: Nuk bëjmë gabimet e paraardhësve tanë

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 22:10
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias duket se ka paralajmëruar bllokimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë për në BE në rast se nuk respektohet mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek dhe të drejtës së pronës.

Përmes një letre ku u kthen përgjigje deputetëve të partisë ‘Demokracia e Re’, Dora Bakojanis e Giani Kefalogianni që kërkonin informacion për marrëdhëniet me Shqipërinë, Kotzias thotë se Qeveria e Tsipras nuk do të bëjë të njëjtat gabime si qeveria paraardhëse.

“Ndryshe nga veprimet e qeverive të mëparshme greke, periudhë kur Shqipëria iu bashkua NATO-s pa kompensim dhe u bë vend kandidat për BE pa përmbushur të gjitha kushtet përkatëse dhe mbi të gjitha ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit, qeveria aktuale nuk ka ndërmend të përsërisë gabimet e tyre”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e ministrit të Jashtëm grek Kotzias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat