Fëmijët e dhunuar, gjyshet: Erdhën të rrahur e të trembur

Shqipëria

Fëmijët e dhunuar, gjyshet: Erdhën të rrahur e të trembur

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 22:17
Foto

Dy fëmijët 6-vjeçarë të dhunuar seksualisht dhe fizikisht në Vlorë nga adoleshentë, janë të dy fëmijë të braktisur nga nënat dhe të rritur nga gjyshet e tyre. Të dyja gjyshet rrefyen tmerrin që panë në sytë e nipërve të tyre të mitur, kur mbërritën në shtëpi dhe plagët fizike, përfshirë dhe djegie me cigare.

“Djali erdhi i tronditur. Nga mënyra sesi m’u paraqit mezi merrte frymë. Dhimbje në gjoks. Këmbëza e pantallonave e ngritur. Nga prapa me fije bari. Domethënë diçka i kishte ndodhur. Ishte i qëlluar nga fytyra”, thotë Valide Mino, gjyshja e njërit prej nxënësve.
  
Velideja është njëra prej gjysheve që të shunën pasdite përjetoi çaste tronditjeje, kur nipi i saj 6-vjeçar u kthye në shtëpi dhe i tregoi se dy djem më të rritur kishin dhunuar dhe  kryer veprime të tupshme me të dhe shokun e tij të klasës. 

“O nëna tha më bënë llafe turpi ata. Kush more bir? Ishin të rritur.Erdhi plolicia për dy minuta më erdhi djali, tha do vete t’i vras. I gjetën të dy fëmijët, megjithë prindër. I morën në pyetje veç e veç. Djali është mirë. Është kthyer në shkollë. Erdhi doktori nga Fieri tha shyqyr që s’ka prekur gjthçka”, rrëfen ajo.

Të dy fëmijët, të braktisur nga nënat rriten nga gjyshet. Edhe Bukuroshja tregon çastet që ende i duken të pabesueshme.

“Qante dridhej i kishin rrahur i kishin marrë zvarrë i kishin zhveshurca s’u kishin bërë. Erdhi policia pastaj. Ai që është brenda njëherë nuk pranoi pastaj i pranoi. Nuk njiheshin. Ai imi ka frikë dhe s’donte të shkonte në shkollë. Nipi i asaj zonjës kishte rënë edhe pa ndjenja në shesh. U kishin ndezur cigaret. Nipi im ka dhe syze ia kishin marrë”, thotë Bukuroshe Verfelli, gjyshja e nxënësit. 

Dy djemtë V.R 11 dhe   F. N, 14 vjeç, banorë të lagjes “Partizani” në Vlorë u arrestuan brenda ditës. Ata akuzohen për marrëdhënie homoseksuale me të mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat