Meta­-Schulz: Mungesa e bashkëpunimit dëmton integrimin

Shqipëria

Meta­-Schulz: Mungesa e bashkëpunimit dëmton integrimin

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 10:56
Meta­-Schulz

Në kuadër të vizitës së tij, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u prit sot nga presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Në këtë takim, Schulz vlerësoi rolin e Metës për konsensusin dhe dialogun politik. Sipas tij, polarizimi dhe mungesa e bashkëpunimit dëmtojnë integrimin.

Ndërkohë kreu i Kuvendit shprehi mirënjohje për Parlamentin Evropian për mbështetjen e fuqishme që po i jep Shqipërisë për integrimin.

Gjithashtu Meta falënderoi edhe Schulz për mesazhet e tij inkurajuese në ë dhe për rolin e Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin.

Bëhet e ditur se në këtë takim Meta dhe Schulz biseduan për programet e mbështetjes për të rinjtë shqiptarë dhe për kapacitetet e tyre profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat