Detaje të reja nga shqiptarja që la burrin e fëmijët në Itali për t’ju bashkuar ISIS-it

Shqipëria

Detaje të reja nga shqiptarja që la burrin e fëmijët në Itali për t’ju bashkuar ISIS-it

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 12:19
Valbona Berisha

Të tjera detaje janë zbuluar ditën e sotme në lidhje me gruan shqiptare, që pasi la burrin dhe dy fëmijët u nisë drejt Sirisë.

Mediat italiane raportojnë ditën e sotme, Valbona Berisha pasi ka njohur një nga liderit e shtetit Islamik, ajo është dashuruar me të, çka ka bërë që të hiqte dorë nga gjithçka dhe të shkonte në drejtim të tij.

Mësohet se dy persona ka pasur ndikim në vendimin e 34-vjeçares shqiptare, e cila në dhjetor të viti 2014 u nis nga Barzago, për në Shtetin Islamik.

Siç raportojnë mediat italiane, i pari është Shefqet Krasniqi, islamist ekstrem, imami i xhamisë në Prishtinë, tashmë i arrestuar për rekrutim terroristësh, ndërsa tjetri është predikuesi maqedonas Omer Bajrami, imami i xhamisë në Shkup në Maqedoni, edhe ky në pranga me të njëjtën akuzë.

Hetuesit italianë kanë zbuluar se në kompjuterin e gruas shqiptare, kanë gjetur materiale të shumta që kishin të bënin me Kalifatin, Isis dhe ekstremizmin.

Përmes personave të më sipërm, Valbona Berisha mundi që të kontaktonte online me Al Baghdadi, i cilësuar si Boss i ISIS-it, ku më pas ra në dashur më të.

Për të takuar atë, ajo vendosi që në vitin 2014 të merrte djalin e saj vetëm 6-vjeç dhe të shkonte në drejtim të Sirisë.

Kushërira e shqiptares, Irma Berisha rrëfen edhe takimin e fundit me gruan shqiptare, ku ka thënë se nuk dihet nëse është gjallë apo jo.

“Ishim për darkë në shtëpinë e mamasë sime, kur Valbona tha se do të ikte në Siri, në ndihmonte në spitalet atje për ata që kishin nevojë. Ajo tha se donte të ndahej nga burri, Afrimin, sepse thoshte se ai e rrihte dhe donte të largohet që të ndërronte mënyrën e jetës”, thotë Irma Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat