Firma e Berishës shitet në eBay, vlera ia kalon të Angela Merkelit dhe yjeve të Hollivudit

Shqipëria

Firma e Berishës shitet në eBay, vlera ia kalon të Angela Merkelit dhe yjeve të Hollivudit

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 13:42
Sali Berisha

Një shtetas zvicerian ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të fituar para. Ndër vite ai ka koleksionuar dhjetëra autografe nga yje të Hollywood-it, muzikës, futbollit dhe liderëve botërore të cilat i ka nxjerrë në shitje në eBay.

Ndër VIP-at që kanë dhënë një autograf për të është edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka hedhur firmën e tij mbi një foto të realizuar në selinë e NATO-s në Bruksel në krah të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Jaap de Hoop Scheffer.

Pikërisht këtë foto me autografin e Berishës, zvicerani e ka nxjerrë në shitje kundrejt çmimit 80 dollarë.

Nga një vështrim të shpejtë që “BalkanWeb” ka bërë në profilin e koleksionit zviceran në eBay rezulton se vlera e shitjes së fotos me autografin e Berishës është më e shtrenjtë se vlera që ai u ka vënë firmave të shumë nga yjeve të kinematografisë, muzikës apo edhe futbollit botëror.

Konkretisht foton me autografin e aktores së mirënjohur Gina Lollobrigida ai e shet për 65 dollarë, ndërsa atë të Brigitte Bardot për 27.99 dollarë.

Firma e Berishës rezulton të shitet më shtrenjtë edhe se e idhullit të tij në muzikë, francezes Mireille Mathieu, autografin e së cilës koleksionisti zviceran e shet për vetëm 39.99 dollarë. Berisha lë prapa edhe Enrique Iglesias, autografi i të cilit mund të blihet në eBay për 72 dollarë.

Bie gjithashtu në sy se vlera në dollarë e shitjes që koleksionisti zviceran i ka vënë autografit të yllit të futbollit gjerman e atij botëror, Franz Bekenbauer është 30 dollarë, pra shumë më pak se sa e shet atë të Berishës.

Ish-kryeministri shqiptar konkurron edhe ish-kancelarin e Gjermanisë për vlerën e autografit, kjo për firma e Gerhard Schroder shitet për vetëm 55 euro.

Vlera e autografit të Berishës lë pas edhe atë të ish-kreut të FIFA-s, Sepp Blatter, firma e të cilit është nxjerrë në shitje për 70 USD.

Është e paqartë pse koleksionisti zviceran ka vendosur një vlerë të lartë për autografin e ish-kryeministrit të Shqipërisë megjithatë është fakt se në eBay ai ka “mundur” edhe yjet botërorë të kinematografisë, muzikës, futbollit por dhe politikës.

Vlera e autografeve të nxjerra në shitje në eBay

Sali Berisha 80 USD

Gregory Peck 75 USD

Enrique Iglesias 72 USD

Gina Lollobrigida 65 USD

Gregory Peck 75 USD

Brigitte Bardot 27.99 USD

Mireille Mathieu 39.99 USD

Angela Merkel 85.5 USD

Brigitte Nielsen 76.50 USD

Gerhard Schroder 55 EUR

Dustin Hoffman 71.99 USD

Franz Beckenbauer 30 USD

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat