Rama: Shqipëria me taksat më të ulëta në Rajon, del bllof propaganda e PD

Shqipëria

Rama: Shqipëria me taksat më të ulëta në Rajon, del bllof propaganda e PD

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 15:33
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë situatës ekonomike në vend, dhe taksave të aplikuara prej qeverisë së tij në këto 3 vite.

Përmes një video të postuar në Facebook, Rama shpjegon në 30 sekonda se si gjatë viteve që ai drejtonqeverinë shqiptare, taksat janë më të ulëta.

Madje Rama shkon më tej kur thekson se Shqipëria është vendi në rajon me taksat më të ulëta, nga e cila po përfitojnë 97% e shqiptarëve.

“Propaganda e kundërshtarëve të kësaj qeverie për rritje taksash për të gjithë, është një BLLOF i madh në funksion të politikës së dëshpëruar që synon të helmojë e dëshpërojë kë të mundet...

Kjo qeveri ka taksimin më të ulët për 97% të shqiptarëve, krahasuar edhe me qeverinë dje edhe me rajonin sot.” shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat