Lufta e përgjimeve, SHISH merr tabulatët, ligji përplas ministrat e PS me ata të LSI

Shqipëria

Lufta e përgjimeve, SHISH merr tabulatët, ligji përplas ministrat e PS me ata të LSI

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 07:56
Ilustrim

Qeveria po përgatit disa ndryshime në ligjin “Për komunikimet elektronike” i cili veç ndërhyrjeve të tjera, i jep të drejtë Shërbimit Informativ Shtetëror të ketë akses të drejtpërdrejtë në tabulatet e komunikimit mes përdoruesve të telefonisë.

Nisma e cila është siguruar nga mediat shqiptare, mban firmën e Ministres së Inovacionit, Milena Harito dhe Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas këtij drafti, për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe luftën ndaj terrorizmit, kompanitë celulare dhe të telefonisë fikse detyrohen që brenda 24 orëve të vendosin në dispozicion të SHISH bisedat e kërkuara prej këtij të fundit.

Në datën 18 nëntor 2016, ajo është nisur për konsultim në disa ministri, pranë SHISH-it, Prokurorisë së Përgjithshme, AKEP, etj.

Por mësohet se Ministria e Drejtësisë e drejtuar nga Ylli Manjani i LSI-së nuk e ka mbështetur këtë projektligj me dy argumente: cenimin e privatësisë së përdoruesve të telefonisë, dhe mungesës së garancisë ligjore që këto përmbajtje bisedash elektronike apo telefonike nuk do të keqpërdoren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat