KQZ vendos afate për partitë, ja datat kur duhet të deklarohen koalicionet

Shqipëria

KQZ vendos afate për partitë, ja datat kur duhet të deklarohen koalicionet

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 08:36
KQZ në Shqipëri, foto arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot, planin e punës për zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas afateve të vendosura prej saj, subjektet politike do të duhet të regjistrojnë në KQZ para datës 5 maj 2017, listat shumemërore të kandidatëve që do të caktojnë partitë politike për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare.

Ndërsa limiti kohor për të regjistruar koalicionet zgjedhore është caktuar të jetë para datës 19 prill, datë kur KQZ-ja ka planifikuar të miratojë në mbledhje të posaçme kërkesat e partive për të kandiduar në koalicion më 18 qershor.

Kështu, dy partitë kryesore, PS dhe PD duhet të kenë caktuar deri në këtë datë, nëse do të dalin në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit me koalicionet që kanë apo do të ndryshojnë aleatë.

PS-ja dhe LSI-ja tashmë kanë deklaruar paraprakisht se do të vendosin brenda këtij viti për të ardhmen e aleancës së tyre, nëse do ta vijojnë apo jo atë. Kryeministri Rama deri më tani nuk ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se aleanca me LSI-në duhet të vijojë.

Ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta ua la këtë vendim forumeve të partisë së tij, që tashmë janë zgjedhur, dhe pritet të kthejë një përgjigje edhe zyrtare ndaj aleatit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat