Vlahutin: Korrupsioni në drejtësi problem real, vetëm Vettingu e "zhduk"!

Shqipëria

Vlahutin: Korrupsioni në drejtësi problem real, vetëm Vettingu e "zhduk"!

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 12:38
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin

Për Bashkimin Europian, korrupsioni vijon të mbetet një fenomen mjaft shqetësues në Shqipëri, veçnaërisht në sistemin e drejtësisë.

Ka qenë ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin e cila tha sot se korrupsioni vijon të mbetet ende një problem shqetësues. 

Por nga ana tjetër, ajo shtoi se implementimi sa më i shpejtë i ligjit të Vettingut, do të pastronte një herë e mirë korrupsionin në drejtësi. 

“Vetingu është çelësi për një reformë të suksesshme në gjyqësor. Ajo çka duhet të siguroj është që Vettingu të shohë faktet dhe efektet do të jenë të justifikuara. Do të jetë i bazuar vetëm mbi aftësitë profesionale. Pra është duke u shqyrtuar kushtetutshmëria e ligjit”. tha Vlahutin.

Lidhur me korrupsionin, ambasadorja duke kujtuar rekomandimet e Komisionit Europian tha se Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin në nivele të larta, duke përfshirë edhe politikanët. Kryetarja e delegacionit të BE tha gjithashtu se një rol në luftën kundër korrupsionit kanë qytetarët dhe media. 

Deklarata u bë në një forum që u mbajt sot me rastin e Ditës Ndërkombëtarë Kundër Korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat